Intervista “3 pyetje nga DibraIme” me antarin e kryesisë qëndrore të Lëvizjes Besa, Xhemail Çupi.

dibraime2 December 9, 2016 0
Intervista “3 pyetje nga DibraIme” me antarin e kryesisë qëndrore të Lëvizjes Besa, Xhemail Çupi.

Së pari ju falenderojmë që ndatë kohën tuaj për të dhënë një intervistë Portalit DibraIme.com. Ne jemi një ditë para heshtjes zgjedhore dhe na ndajnë edhe dy ditë nga dita e zgjedhjeve ku qytetarët dibranë do ketë mundësinë për të votuar partinë apo koalicionin që do udhëheq në mandatin e ardhshëm.

Kjo është një intervistë e shkurtër e titulluar “3 pyetje nga DibraIme”, dhe për të mos humbur kohë vazhdojmë direkt me pyetjet.

DibraIme.com: Pse duhet që duhet që qytetarët Dibranë të votojnë koalicionin tuaj?

Xhemail Çupi: Të nderuar qytetarë dibranë, sonte është nata e fundit e fushatës zgjedhore. Pjesëmarrja ime në këtë kohë ka qenë diçka që nuk e kam imagjinuar asnjeherë më parë, por sot mendoj se të jesh opozitar i kesaj të keqe të perbashkët është obligim moral dhe kombetar.

Besoj se kësaj fushate i kemi dhënë inovacion, modernitet, modesti dhe mbi të gjitha elektricitet dhe përplasje idesh, mendimesh dhe platformash, si brënda llojit ashtu edhe jashta saj.
Mendoj fuqishem se popullates ja kemi plasuar mjaftueshem platformen e “Rilindjes me Besë”, por për të qenë pak autokritik, për shkak të faktit se jemi hera e parë në fushatë, mund të kemi berë lëshime të pa qëllimshme.
Jemi përballur me shumë sfida, kriza dhe vështiresi, pasi përball kemi pasur një pushtet që ka shfytezuar të gjitha mekanizmat ligjore dhe antiligjore për të rruajtur pushtetin e vet.
Ju them publikisht se personalisht nuk kam asgjë kundër askujt, por ajo që më brengos më shumë është halli i qytetit tim të dashur – Dibrës kreshnike dhe ne anen tjetër, ua bëj hallall të gjithë oponentëve politik për sharjet, ofendimet ndaj personit tim, në grup apo në publik.
Jam krenar që kam qenë i rrethuar me një lidership profesionistesh dhe mbi të gjitha me shokët e idealit dhe kauzes tonë: burra të beses dhe të rinjë besatar.

DibraIme.com: Cilat janë pritshmëritë e koalicionit tuaj në këta zgjedhje?

Xhemail Çupi: Sa për pritshmëritë mendoj se qëllimi i Lëvizjes Besa në Dibër është që të pozicionohet mjaftueshëm në terren me të gjitha strukturat me qëllim që nesër akoma më fuqishëm të rikthehemi në zgjedhjet lokale.

DibraIme.com: Cili është mesazhi juaj drejtuar qytetarëve dibranë për ditën e zgjedhjeve?

Xhemail Çupi: Të nderuar qytetarë dibranë, besoj fuqishëm se kemi fituar besimin tuaj për një Dibër më të pastër, për një jetë më dinjitoze, për punësime meritokratike, për një administratë të pa politizuar, për sistematizim të administratorëve, për stagnim të migracionit, etj.

Prandaj, pasneser rrethoni numrin 10 që ti bashkangjiteni karavanit të ndryshimit dhe rotacionit pozitiv politik.

Qofshi me Besë!
Paqe mbisundoftë në shpirtin dhe në qytetin tonë. Ju faleminderit.

Posto një koment »