Ibrahim Kolari, pushteti lokal nuk lejoi mediat të marin pjesë në vizitën e ambasadorit Bejili zhvilluar në kompaninë Korabi Ready Mix

dibraime2 May 1, 2016 0
Ibrahim Kolari, pushteti lokal nuk lejoi mediat të marin pjesë në vizitën e ambasadorit Bejili zhvilluar në kompaninë Korabi Ready Mix

Pasi që ambasadori Amerikan Xhes Bejili vizitoi qytetin e dibrës ai pos aktiviteteve tjera vizitoi edhe kompaninë “Redi-Mix”, që merret me përpunimin e çimentos, të ndërtuar nga biznesmeni dibran Ibraim Kolari.  Ambasadori Beili me këtë rast është informuar për gjendjen e bizneseve dhe shqetësimet e tyre. Kolari ka informuar ambasadorin Baili për biznesin dhe vështirësitë që ballafaqohet si biznes, që ka disa të punësuar.

Por në një postim në profilin e tij në Facebook ish kandidati për kryetar komune Ibraim Kolari thotë që mediat nuk u lejuan të marin në vizitën që ambasadori amerikan Xhes Bejli pati në kompaninë e tij.

Ndiqni postimin e plotë në Facebook:

“Te n’deruar miq te fb, me rastin e vizetes se Ambasadorit American ne firmen Korabi Ready Mix..Kame nderin qe te ndaj ca foto me ju,
Per mua dhe gjithe stafin e Korabit ishte kenaqesi m’basi qe eshte i pari Lider American ne vizite ke firma Korabi, Cka me ra ne sy se medjat qe ishin te ftuar ne pjesemarje deshtuan mbasi nuk kane qene te lejuar nga pushtetit lokal, ky gjest me bene te besoj se ne shqiptaret akoma po vazhdojme qe te mos vedisohemi, ne fund te fundit une jame Autokton Dibran. Me Hero ne familjen Kolari, e dua Dibren si gjithe te tjeret. Veprat e mia vazhdoj me pune Kualitet e jo kfantitet ndaj qitetit dhe popullit tim te vuajtur..

Me respekt te vecante i juaji,
Ibrahim Kolari..”

 

 

Posto një koment »