Historia e Qytetit te Dibres

dibraime2 April 6, 2014 2
Historia e Qytetit te Dibres

Emri i qytetit të Dibrës përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Këta përmendin fisin Ilir, fisin e Doberëve, të cilët themeluan qytetin e tyre me emrin Dober. Ptolomeu në shekullin e dytë të erës sonë konfirmon në hartat e tija planin e qytetit të quajtur Dober apo Doberos dhe banorët e tij Doberët. Hulumtimet arkeollogjike dhe historike të deritanishme konfirmojnë se Dibra është pasardhësi i qytetit të Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotëm Dibër. Dibra ka qenë qendër e njohur tregtare dhe e artizanatit në të kaluarën dhe ka luajtur rol të ëndësishëm në historinë e këtij regjioni.

Ky qytet ka qenë udhëkryqi kreysor i këtij regjioni nepër të cilin kalonte edhe Via Egnatia. Më vitin 1502 njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek. XIX, kishte afro 8400 banorë dhe 250 dyqane, dhe ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike.

Ne 1909 në Dibër u mbajt Kongresi i Dibrës, kongres ky që edhe pse u organizua nga xhonturqit dhe pak shërbim i solli Lëvizjes Kombëtare, për herë të parë bëri që gjuha shqipe të mund te jepej mësim nëpër shkolla në menyrë të ligjshme brenda Perandorisë Osmane.

Deri në vitin 1911 Dibra ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndërtimet dhe arkitekturën e saj të veçantë por edhe në planin kulturo-social. Në këtë kohe Dibra numëronte 10.000 banorë dhe 489 shitore. Por mbas turbullirave dhe luftave Ballkanike ky vend e humbi rëndësinë e vet, ashtuqë sot është një nder vendet më të pazhvilluara ne Maqedoni.

Dibra është një qytet pa fshatra, pasi pjesa më e madhe e fshatrave mbetën përtej kufijëve, praktikisht në Shqipëri. Qyteti pësoi degradim ekonomik dhe degradim kulturor të gjithanshëm.

2 Comments »

  1. Shemshat November 13, 2014 at 1:27 pm - Reply

    Pershendetje Per stafin tuaj.
    Kisha deshir te dij Per fisin KOAC te cilet kan jetuar ne Diber.sipas te dhenave qe kam.se edhe une i takoj fisin KOAC.

  2. ISUF November 8, 2020 at 6:41 pm - Reply

    Përshëndetje Dibra ime….Më vjen mirë që stafi juaj shkruan për Dibrën…sepse DIBRA ka histori sa për të gjithë Ballkanin. dhe çdo ngjarje në Ballkan pa pjesmarrjen e Dibrës asgjë nuk është bërë…..Unë jam vet më origjin Dibran nga SHEHRI…së aty më ka lindur babai im.Ju uroj gjithë të.mirat…Stafit tuaj…Unë jam nga familja e Ismail Pasha Saraçit…

Leave A Response »

Click here to cancel reply.