Një ndër objektet më të vjetra të qytetit të Dibrës është Hamami i vjetër i qytetit, i cili dikur ka qenë dikur një banjë publike turke dhe një vlerë kulturore për qytetin e Dibrës.
Përveç historisë, hamamin e vjetër të Dibrës e kujtojnë edhe pleqtë e moshuar që thonë se ky objekt ka qenë një banjë publike e qytetit qysh në Perandorinë osmane, ndërsa sot është shndërruar në vend ku hidhen mbeturinat dhe ku kundërmon erë e keqe.
Siç mund ta shihni edhe në fotot mëposhtme hamami është lënë në mëshirë të fatit, pasi që është shkatëruar pothuajse plotësisht dhe është kthyer në një deponi mbeturinash.
Nuk është vëtem Hamami monumenti i vetëm kulturor që është shkatëruar dhe është lënë në mëshirë të fatit, pasi jane dhe disa dhjetra monumente të tjera historike qindra vjeçare që janë lënë në haresë dhe që mund të ishin një pasuri mjaft e madhe kulturore dhe historike për qytetin e Dibrës.
Portali DibraIme.com bën thirje ndaj organeve kompetente siç janë komuna e Dibrës dhe Ministria e Kulturës që të ndërmeren nisma për regullimin dhe kthimin në monumente historike dhe kulturore pasi që janë një pasuri mjaft e madhe që Dibra e ka trashëguar por që për fat të keq zyrtarët i kanë haruar plotësisht.

Foto nga Hamami i Dibrës i rënuar plotësisht

Foto nga Hamami i Dibrës i rënuar plotësisht

Foto nga Hamami i Dibrës i rënuar plotësisht dhe i kthyer në deponi mbeturinash.