Nëse firmoset vendimi për ndryshimin e emrave të 4 shkollave në Çair BDI-ja mund të mbetet jashtë Qeverisë. Kështu siç mëson ALSAT M, kryeministri Gruevski i është kërcënuar integristëve, andaj ministri shqiptar nga radhët e BDI-së Abdilaqim Ademi nuk është në gjendje të firmos këtë vendimin i cili zvarritet që nga koha kur ministër ishte kuadër i VMRO DPMNE-së Spiro Ristovski. Ademi i ka të gjitha kompetencat të firmosë dhe legjitimon vendimin e komunës së Çairit për ndryshimin emrave të shkollave, por këtë nuk e bën. Pret siç deklaroi ditë më parë, të vijë momenti që të mos nervozohet partneri i koalicionit.
Poashtu të njëjtin problem e ka edhe Dibra, pasi që në tabele figuron si “28 Nëntori” ndërsa çdo gjë tjetër vazhdon me “Zdravko Cockovski”, por të paktën Çairi po përmendet ndërsa dibranët do duhet të vazhdojnë ti ngelen edhe disa mandate tjera BDI’s besnik, me shpresën BDI do ti ketë parasysh apo në rend dite Dibranët.
Emrat e rinj qëndrojnë vetëm se në tabela, gjithçka tjetër është siç edhe ka qenë, e gjitha evidencat pedagogjike mbanë emrat e vjetër, nxënësit dy vite me radhë edhe pas ndryshimit të emrave, dëftesat i marrin me emrat e vjetër. Si duket qëndrimi në ekzekutiv për integristët është mbi të gjitha andaj nuk arrijnë të marrinë guximin që të firmosin madje edhe një vendim më të vogël që është në kompetencë të kuadrove të tyre vetëm e vetëm të vazhdojnë të jenë pjesë e koalicionit me VMRO DPMNE-në e Gruevskit.