Premtimin e dhënë ne zgjedhjet e kaluara për përfundimin e Gjimnazit të Dibrës, BDI nuk arriti ta konkretizojë gjatë kohës që ishte në Qeveri. Ajo premton sërish.
Godina e re e gjimnazit të Dibrës “28 Nëntori”, që ka filluar të ndërtohet vite më parë, ka mbetur vetëm me shtresën e betonit të shtruar. Premtimin e dhënë ne zgjedhjet e kaluara për përfundimin e gjimnazit të Dibrës, BDI nuk arriti ta konkretizojë gjatë kohës që ishte në Qeveri.
Kjo parti premton sërish, në programin e saj, BDI zotohet së do ta ndërtojë gjimnazin e Dibrës. Kërkesa për ndërtimin e gjimnazit është refuzuar nga Ministria për Arsim dhe kjo dukuri ndodh njëzet vite me radhë.
Ndërtimi i godinës së re është domosdoshmëri e madhe meqë kushtet e nxënësve dhe mësimdhënësve janë shumë të rënda. Ata mësojnë në një objekt të vjetër 40 vjeçar që ka formën e një barake të papërshtatshme për zhvillimin e procesit mësimorë.
Kryetari i komunës së Dibrës , Ruzhdi Lata, kohë më parë deklaroi “Ne si pushtet vendor, kemi shpresa të mëdha për ndërtimin sa më të shpejtë të kësaj godine dhe besoj se do të kemi donatorë të shumtë. Unë si kryetar i kësaj komune dëshiroj të deklaroj diçka shumë të rëndësishme. Për ndërtimin e gjimnazit komuna përgatiti materialin teknik dhe projektin, por ndërtimi i gjimnazit deri më tani është bërë me kontributin e pedagogëve, profesorëve të gjimnazit. Ata prej mjeteve të tyre që kishin grumbulluar për t’i shfrytëzuar për interesa të veta, pjesëmarrje ne seminare, blerje të inventarit shkollor , ata i ndanë këto mjete për gur themelin e gjimnazit, tha Lata.