Gjimnazi i Dibrës nga viti në vit me më pak nxënës

dibraime2 September 11, 2014 0
Gjimnazi i Dibrës nga viti në vit me më pak nxënës

Pasi që sëpari në shkollat fillore të dibrës filloi të bije ndjeshëm numri i regjistrimeve, tanimë këtë po e has edhe gjimnazi “28 Nëntori” në Dibër, sepse numri i nxënësve të regjistruar nga viti në vit po bie ndjeshëm dhe këtë vit shkollor numri i nxënësve të regjistruar është shumë i vogël në krahasim me vitet e mëparshme.

Këtë vit në gjimnazin “28 Nëntori” në Dibër janë regjistruar gjithësej 148 nxënës, prej tyre mësimet në gjuhën maqedone do ti ndjekin 60 nxënës ndërsa në gjuhën shqipe 88 nxënës. Numri i përgjithshëm i nxënësve në gjimnazin e Dibrës ka rënë tmerësisht shumë këtë vit pasi që këtë vit gjimnazi numëron reth 700 nxënës nga mbi 1300 nxënës që ka pasur në vitet e kaluara.

Arsye kryesore të rënies të numrit të nxënësve në gjimnazin e Dibrës është migracioni, pasi që shumica e dërmuese e Dibranëve kanë migruar në vëndet perëndimore për një jetë më të mirë, poashtu arsye tjetër është se nxënësit Dibran kanë filluar të regjistrohen në gjimnaze të qyteteve tjera të vendit pasi që cilësia e gjimnazit të Dibrës nuk është në nivelin e duhur apo në nivelin që ka qenë shumë kohë mëparë, këtë e vërtetoi edhe rankimi i mësuesëve dhe profesorëve të dibran shumë dobët në listën e publikuar nga MASH. /Dibraime

Posto një koment »