Gjendet kufoma që dyshohet se është e plaçkitësve të argjendarisë

dibraime2 August 1, 2014 1
Gjendet kufoma që dyshohet se është e plaçkitësve të argjendarisë

Një trup i pajetë është gjetur brenda një makine tip “Range Rover“ me targa angleze. Trupi i cili i përkiste seksit mashkull mendohet se është i grabitësit të argjendarive “Erebara” në Dibërën e Madhë në datën 29 korrik, dhe trupi mendohet se është i agresorit.

Sipas burimeve të Portalit DibraIme.com raportohet se makina me trupin e pajetë u zbulua mbrëmjen e 31 gushtit rreth orës 19:45 në lokalitetin e quajtur “Livadhet e Mireshit”, në afërsi të kufirit shtetëror ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Dy dyert e prapme të veturës “Jeep”kanë qenë të hapura, xhami i prapmë ka qenë i thyer ndërsa në sedilën e prapme në pozitë të shtrirë është gjetur një trup mashkulli i pajetë.

Ndërkohë po kryhen hetimet në prani të prokurorit të Prokurorisë Themelore dhe të Gjykatës Themelore në Dibër së bashku me ekipin mjekoligjor nga Ministria e Punëve të Brëndshme të Maqedonisë. /DibraIme.com

One Comment »

  1. malino August 1, 2014 at 9:50 pm - Reply

    ska shtet ka vetem gjoba me makin

Leave A Response »

Click here to cancel reply.