Numri një i partisë Uniteti dhe lideri i LSDM-së janë takuar në lokalin “Pelister” në Qendër të Shkupit.
LSDM dhe Uniteti për Portalb kanë konfirmuar takimin e dy liderëve pa dashur të japin detaje rreth takimit.
Deputeti i Unitetit, Zylfi Adili ishte i vetmi që votoi kundër shpërbërjes së Kuvendit duke kërkuar zgjedhje fer dhe demokratike për të gjitha palët.
Ndërkaq, në kumtesën e partisë Uniteti u theksua se më e rëndësishme është të krijohen parakushte për mbajtje të zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike, se sa vetë data e mbajtjes së tyre./Portalb