Forumi Rinor i Lëvizjes Besa në Dibër grafite me mbishkrimin: “VMRO+BDI=RUSI”

dibraime2 April 23, 2016 0
Forumi Rinor i Lëvizjes Besa në Dibër grafite me mbishkrimin: “VMRO+BDI=RUSI”

Pas grafiteve me mbishkrimin “VMRO+BDI=RUSI” nëpër qytetet tjera në Maqedoni Forumi Rinor i Lëvizjes Besa ka realizuar grafite të tilla edhe në qytetin e Dibërs.

Në faqen zyrtare në Facebook “Lëvizja BESA – Dibër” kanë dhënë edhe arsyen se pse u ndërmor një  aksion i tillë dhe në qytetin e Dibrës, postimi i plotë:

Aksioni i BESAtarëve të Dibrës!
Të quash veten integrist dhe të përkrahësh një partner qeveritar anti perëndimor nën pretekstin se ke marrë legjitimitetitln e popullit siç bën BDI-ja me VMRO-në, duke e ditur orientimin pro Rus të kesaj të fundit, nuk është asgjë më tepër përveç se dëshmi se edhe vet je i tillë.
Tash, po parashtrojmë një hipotezë!
A është më keq të ju akuzojnë si pro Turk dhe Islamist dhe të mos kenë asnjë dëshmi për ta vërtetuar të njejtën apo të pretendosh se je patriot pro perëndimor dhe të demaskohet përkrahja yte pro Ruse dhe komuniste?
Mos qofshim kjo e dyta, sepse e para ishte një shpifje e ulët!

E përgezojmë këtë iniciativë të Forumit Rinor të Lëvizjes Besa në qytetin e Dibrës dhe inkurajojmë të rinjtë e tjerë dibran që ti bashkangjiten kësaj lëvizje dhe të japin kontributin e tyre intelektual për vetëdijësimin qytetar, dhe “luftën” në të mirë të përgjithshme.– shkruajnë antarët e Forumit Rinor të Lëvizjes Besa në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

lv besa

Forumi rinor i Lëvizjes Besa grafite VMRO+BDI=RUSI në Dibër

vmro+bdi

Forumi rinor i Lëvizjes Besa grafite VMRO+BDI=RUSI në Dibër

grafite

Forumi rinor i Lëvizjes Besa grafite VMRO+BDI=RUSI në Dibër

grafite1

Forumi rinor i Lëvizjes Besa grafite VMRO+BDI=RUSI në Dibër

Posto një koment »