Filloi riparimi i rrugëve Ura e Boshkut-Dibër dhe Ura e Mullisit-Qendër Zhupë

dibraime2 December 10, 2015 0
Filloi riparimi i rrugëve Ura e Boshkut-Dibër dhe Ura e Mullisit-Qendër Zhupë

Katër milionë euro do të investohen në riparimin e akseve rrugore Ura e Boshkut-Dibër dhe Ura e Mullisit-Qendër Zhupë, e cila duhet të përfundojë për një vit.

“Aksi rrugor Ura e Mullisit- Qendër Zhupë është në gjatësi prej tetë kilometrave dhe investim prej 1,2 milionë euro, ndërsa për aksin nga Ura e Boshkut – Dibër e cila gjithashtu është në gjatësi prej tetë kilometrave do të investohen 2,57 milionë euro. Rehabilitim filloi para disa ditëve, ndërsa të dy akset rrugore duhet të përfundohen në afat prej një viti” deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vlado Misajlovski.

Me kryetarët e komunave të Dibrës, Ruzhdi Lata, të Qendrës Zhupë Arian Ibrahimi dhe Mavrovë Rostushe, Mukerem Mehmedi janë njoftuar me zhvillimin e aktiviteteve ndërtimore.

Misajlkovski theksoi se projektet infrastrukturore që realizohen në Dibër kanë dalë nga kërkesat e banorëve nga ky rajon në takimet me kryeministrin Nikolla Gruevski gjatë vizitës së tij në këtë rajon.

“Nga fundi është rehabilitim i rrugës rajonale Novo Sellë deri në Mavrovë, e cila në të vërtet paraqet lidhje me këto dy akset rrugore rajonale. Gjithashtu në aksin rrugore Dibër-Strugë janë vendosur sinjalizimi i ri komunikacionit dhen pajisje në gjatësi prej 51 kilometra. Para fillimit të realizimit janë edhe projekte të tjera” tha Misajlovksi.

Ministri i Transporitit informoi se është nënshkruar marrëveshje për sanimin e aksit rrugor Mavrovë-Dibër të cilat pritet të përfundojnë në vitin 2016/2017.

Në pjesën e rrugëve rajonale, tha Mislaovksi, në vijim është edhe ndërtimi apo rikonstruimi i 13 rrugëve me gjithsej 167, 5 kilometra apo investim prej 48,9 milionë euro. Për vitin e ardhshëm planifikojmë ndërtim edhe rikonstruim edhe të 13 akseve rrugore me gjatësi të përgjithshme prej 259 kilometrave apo investim prej 386 milionë euro, Prej tyre pesë janë pesë rrugë të reja të shpejta.

Vlerësim i përbashkët i të tre kryetarëve të komunave është se kjo është ditë historike sepse për rehabilitmin është pritur me dekada. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, theksoi, për banorët e Mavrovës, rajonin e Dibrës dhe Zhupës do të thotë edhe shpresë për zhvillim të përshpejtuar ekonomik./DibraIme.com

filloi_riparimi_i_rrugeve_ura_

Foto

Posto një koment »