Zaev: Janë përgjuar të gjithë, me përjashtim të Gruevskit dhe Mijallkovit
Në vazhdim të pres konferencës Zaev ka thënë se janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë, biznesmenë, deputetë, politikanë, gazetarë. Vetëm Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov nuk janë përgjuar. “Na kanë përgjuar edhe kemi biseduar me fëmijët tanë”, tha Zaev duke theksuar se me këtë është shkelë privatësia e qytetarëve. Per momentin ne pres konferencen e LSDM-se, eshte duke e transmetuar biseda e pergjuar e Zaevit me nje gazetare.
*******************************
Ja çka tha Zave në fillim të pres konferencës: “Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë, pas këtij operacioni qëndrojnë Gruevski dhe njerëzit rreth tij. Bëhet fjalë për përgjim masovik dhe jolegal nga të punësuar në shërbimet sekrete .
Kemi parashtruar padi kundër Sasho Mijallkovit, Goran Grujovskit nga sektori i pestë në DSK. Mbi 300 biseda të mija, për katër vite”, transmeton “Lajm”. Janë përgjuar të gjithë, me përjashtim të Gruevskit dhe Mijallkovit
Në vazhdim të pres konferencës Zaev ka thënë se janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë, biznesmenë, deputetë, politikanë, gazetarë. Vetëm Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov nuk janë përgjuar. “Na kanë përgjuar edhe kemi biseduar me fëmijët tanë”, tha Zaev duke theksuar se me këtë është shkelë privatësia e qytetarëve.
*****************
Pas publikimit të disa bisedave të tij, Zaev ka thënë se Mijallkov dhe kanë përgjuar edhe ministren e punëve të brendshme Jankullovska dhe ministrin e financave, Stavrevski. Për momentin është duke u publikuar një bisedë mes Jankullovskës dhe Stavrevskit.
“Mijallkovi dhe Nikolla Gruevski kanë përgjuar edhe ministren e punëve të brendshme Gordana Jankullovskën dhe Zoran Stavrevskin”, tha Zaev.
*****************