Për her të dytë në shtizën mbi çatinë e ndërtesës më të lart përgjatë ekspresit Brooklyn–Queens Expressway – ekspresit të madh në qytetin e Brooklynit – New York, ngrihet me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, një flamur i madh Kuq e Zi, përkrah flamurit të SHBA, në shenjë respekti dhe mirënjohje edhe për atë çfarë kanë bërë për Shqipërinë, Kosovën dhe çështjen shqiptare Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo është një nga autostradat më të frekuentuara, në ishullin njujorkez, mbasi ajo lidhë tre pjesët e këtij ishulli – Staten Island, Brooklyn, dhe Queens dhe Manhattan , veriun e SHBA të Amerikës me pjesën jugore nëpërmjet qytetit të Nju Jorkut.
Ndërkohë, ashtu si edhe vitin e kaluar, po edhe këtë vit pra në 103 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, biznesmeni shqiptar nga Dibra e Madhe në, SHBA, Sal Rusi, dhe kompania e tij, ngre flamurin kuq e zi në majën e një ndërtese, pronë e tij, me rastin e 28 Nëntorit./DibraIme.com