EKSLUZIVE: Si Ruzhdi Lata shiti varrezat për të përfituar projektin e gjimnazit

dibraime2 November 2, 2015 0
EKSLUZIVE: Si Ruzhdi Lata shiti varrezat për të përfituar projektin e gjimnazit

Skandali i komunës së Dibrës, me varrezat “Varrezat Osmane” në Dibër ka marrë një kahje tjetër. Portali DibraIme.com mëson se kryetari Ruzhdi Lata pasi që humbi projektin dhe donacionin për financimin e ndërtimit të gjimnazit në Dibër me fonde të ministrisë së arsimit, mbeti pa zgjidhje për një premtim aq të madh që bënte në fushatë që ishte ai i ndërtimit të godinës së gjimnazit, dhe për këtë problem ai  i’u drejtua agjensisë Turke për zhvillim dhe kordinim “TIKA”.

Pas bisedimeve disa mujorëshe janë dakorduar me agjensinë turke për zhvillim dhe kordinim “TIKA” që të ndërtojë godinën moderne të gjimnazit në Dibër, dhe si dhuratë kryetari Ruzhdi Lata ju ka bërë varrezat në qendër të qytetit. Poashtu kryetari Lata ndërtimin e murreve që bëri “TIKA” për rrethimin e varrezave e quante edhe si arritje të Komunës Dibër.

 

Posto një koment »