Veprimtari i njohur dibran në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ylber Pilku, ka dalur në përkrahje të deputetit shqiptar në rradhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri. Ekskluzivisht për Portalin DibraIme.com Ylber Pilku bën të ditur se përkrah iniciativat dhe përpjekjet e shqiptarëve në skenën politike në Maqedoni për të realizuar të drejtat kombëtare.
Ai u shpreh se me Muhamed Zekirin është takuar disa herë, kanë shkëmbyer biseda dhe debate për aktualitete politike si dhe qëllimet e Zekirit për të qenë një zë më dinjitoz i shqiptarëve në Kuvendin e Maqedonisë.
Mbështetja e Ylber Pilku nuk kursehet për cilët do individë apo grupacione që kanë qëllim avancimin e çështjes shqiptare në Maqedoni, ai përshëndet iniciativën që ka marrë Zekiri dhe qëllimet e tij të pastra./DibraIme.com