Siç dihet mbrëmë në Dibër ishte për një tubim partiak një delegacion i partisë në pushtet BDI i kryesuar nga kryetari i këtij subjekti Ali Ahmeti.
Në Dibër Ali Ahmeti mbajti një fjalim reth 30 minuta të gjatë, ai foli për shumë gjëra tregoj histori me kuaj, tregoj histori nga lufta e lavdishme e 2001 me dibranët, por që për fat të keq dhe për faj të BDI atë lavdi e kanë shkelë e përdhosur gjithë këta vite, tregoji histori me “kontrporata” mesiguri këtu e ka pasur për korporata por si i pashkollë që është i falet dhe pastaj filloi me avazin e tij të vjetër një retorikë boshe që ka mbi 10 vite që e thotë që janë antarsimi në Nato, problemet me fqinjët, probleme ndërkombëtare por vetëm një problem nuk ceku atë të dibrës dhe dibranëve që dita po zhyten në mjerim dhe çdo ditë e më shumë rinia e qytetit po niset për në mergim.
Poashtu pikasim që në fjalimin e ti bosh dhe të konsumuar ai po kopjon edhe kryeministrin e Shqipërisë kinse vënde pune ka, por nuk paska profesionistë, kinse qytetarët Shqiptar në republikën e Maqedonisë nuk qenkan të aftë për tu përballur me tregun dhe dinamikën e tij, por harroi që është ai dhe partia e tij që kanë luajtur me arsimin shqiptar në Maqedoni dhe barën kryesore e mban ai dhe partia e tij që historikisht kanë drejtuar me Ministrine e Arsimit dhe që kanë dështuar për të pasur arsim cilësor dhe dinjitoz si shkak nepotizmit partiak në arsim.
Jo më Ali ti nuk duhet të kesh vënd në Dibër për të mbajtur tubime, ti duhet të mbash përgjegjësi absolute bashkë me ndjekësit e tu që janë mësuar të duartrokasin si në kohën e lavdishme të “xhaxhit”, për gjithë shkatrimin total që i ke bërë Dibrës, duke ja marë gjithçka duke filluar që nga arsimi, infrastruktura, shëndetësia, drejtoritë dhe çdo kompetencë tjetër që I takon dhe duke e coptuar dibrën edhe në 2 njësi zgjedhore.
Dibranët do i bojkotojnë këta zgjedhje, nuk do bëhen vegla elektorale të partive politike, që dibrën e lanë në këtë gjendje, partitë politike për dibrën kujtohen vetëm në zgjedhje për tja marë edhe ata pak vota që i kanë mbetur dhe e kanë ndarë në 2 njësi administrative dhe tanimë sa për figurë fusin ca deputetë aty nga mesi apo fundi i listave që nuk kanë shancë për tu bërë deputetë, çdo dibran duhet ti thotë mjaft më se dibranët nuk janë vetëm numra që ju të kalkuloni sipas qefit tuaj./DibraIme.com
Për më shumë ndiqni fjalimin e plotë: