E diela me DibraIme, emisioni më i ri

dibraime2 December 13, 2014 5
E diela me DibraIme, emisioni më i ri

Prej ditën e nesërme me datë 14 Dhjetor me fillim në ora 20:00, portali DibraIme.com do të fillojë organizimin e emisionit “E diela me DibraIme”.

Në fokus të këtij emisioni do të jenë çështje që kanë të bëjnë me Dibrën dhe dibranët por sigurisht hapisirë të veçantë do të ketë rinia Dibrane, ndersa më të moshuarit do t’i kthejme në kujtimet e tyre rinore. 😛

Emisioni do të drejtohet nga Edon Mulladauti ku do të ketë argëtim dhe informacione nga më të ndryshmet, ku për 60 minuta do të largohemi nga monotonia e 7 ditëve të kaluara. Gjithashtu për t’u ndjerë më afër me njëri tjetrin, ju do të keni mundësi të na kontaktoni nëpërmjet SMS-ve dhe fanpage-it tonë në Facebook .

Emisionin mund ta ndiqni online tek website: www.DibraIme.com, ku playeri do jetë i optimizuar dhe për paisje mobile, poashtu do të postohen edhe filet përkatës për ta ndjekur edhe nga playeri i paisjes tuaj.

5 Comments »

  1. Bardhyli December 14, 2014 at 7:17 am - Reply

    Urime për emisionin e ri! U priftë e mbara! Le të jetë ky emision mbarëdibran (nga Mavrova e Jama e deri në Lurë e në Qafë Buall).

  2. dibrani December 14, 2014 at 12:29 pm - Reply

    Si mund te degjoj radion.flm….radiodibraime!

  3. era December 14, 2014 at 4:51 pm - Reply

    Me se fundi dibranet,shqiptaret, po zgjohen.
    Ne protesten per devijimin e lumit Reka kishte aq pak protestues..!
    Shpresoj emisioni t’ja arrije qellimit per te gjitha problemet e rendesishme qe kane shqiptaret.

  4. IshaDibran... December 17, 2014 at 5:26 pm - Reply

    Ju prifte e mbara… deshirojme qe edhe ne ketu ne SHBA te kemi mundesi tju ndegjojme… por ju lutem largoni politikanet nga emisioni. Pergjithsisht keta te shiturit dhe tradhetaret qe na udheheqin.

  5. Dibrani January 13, 2015 at 1:55 am - Reply

    vetem perpara

Leave A Response »

Click here to cancel reply.