Një mësues në Dibër me të meta të theksuara fizike, prind i tre fëmijëve e kanë transferuar në një fshat ku bën 4 orë rrugë në këmbë, që ta detyrojnë të lërë punën, me të cilën mban fëmijët me bukë.
Kronika e ABC News i është kushtuar mësuesit 52-vjeçar, Neim Cani, i cili ka lindur me paralizë të pjesshme, por përkundër vështirësive në të ecur, bën çdo ditë orë të tëra rrugë për të shkuar në vendin e punës që është 12 kilometra larg fshatit ku jeton, pasi ka tre fëmijë për të rritur.
Historia e 52-vjeçarit është një histori dhimbshme e një padrejtësie që shihet shpesh në vendin tonë.
Ndiqni kronikën e mëposhtme.