Drilon Lleshi zgjidhet kryetari i rri i forumit rinor të BDI në Dibër

dibraime2 December 13, 2015 0
Drilon Lleshi zgjidhet kryetari i rri i forumit rinor të BDI në Dibër

Forumi rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega Dibër, dje në mbrëmje mbajti Kuvendin Zgjedhor ku zgjodhi organet udhëheqëse të kësaj dege. Kryetar i Forumit rinor të degës së BDI-së në Dibër u zgjodh Drilon Lleshi.

Të pranishëm në këtë Kuvend zgjedhor ishin kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, nënkryetarët të BDI-së, Nevzat Bejta dhe Sadulla Duraku, Shefi i Shtabit zgjedhor të BDI-së dhe ministër i Ekonomisë, Bekim Neziri,zëvendësi Sekretar Shtetëror Tahir Hani, ministri i pushtetit lokal Lirim Shabani, si dhe funksionarë tjerë të BDI-së.

Kryetari i sapo zgjedhur i Forumit Rinor, Drilon Lleshi pasi përshëndeti te pranishmit dhe i falënderoi kuvendaret, mes tjerash tha: “Me dhënien e besimit nga ana juaj si kryetar i Forumit Rinor, gjë që për mua paraqet motiv shtesë për punë që do të jenë fryt i përpjekjeve tona të përbashkët. Unë premtoj qe do te punoj drejtë, me sinqeritet dhe vetëm në te mirën dhe nën shërbimin e rinise shqiptare, e veçanërisht asaj dibrane. Duke pasur parasysh se kemi një rini mjaftë të shëndosh në aspektin edukativ dhe intelektual, unë besoj që do të mund të kryejmë punë të mëdha që do të jenë në të mirë të të gjithëve”.

Posto një koment »