Në redaksinë e DibraIme.com ka arritur një ankesë nga një gjimnazist i cili nuk dëshiron të bëhet publik emri i tij, për drejtuesit e gjimnazit “28 Nëntori” në Dibër.
“Gjimnazisti tregon se pasi që është fund viti dhe normalisht vijnë dhe eksurzionet drejtuesit e gjimnazit të Dibrës në mënyrë të njëanshme zgjedhin dhe favorizojnë agjensi turistike që kanë çmimet më të larta për ti dërguar gjimnazistët nëpër eksurzione, kështu që nuk respektohet zgjedhja e nxënësve për të udhëtuar me agjensi që kanë oferta më të lira.”
Shënim: DibrIme.com nuk ka asnjë lidhje me ankesën e sipërpërmendur dhe as nuk e ka verifikuar atë, ne jemi një portal i pavarur që për qëllim kryesor kemi të mbështesim qytetarët Dibranë, kështu që e pamë të arsyeshme që këtë ankesë ta publikojmë në portalin tonë pasi që e shikojmë si mjaft shqetësues këtë fakt.