Një grup nxënësish të gjimnazit të Dibrës, “28 Nëntori”, para artdashësve dibran realizuan në skenë dramën e njohur të autorit shqiptar Dritëro Agolli të titulluar “Mosha e bardhë”.
Ngjarja e kësaj drame e përshtatur dhe tejet interesante ,konsistonte me jetën e studentëve të cilët edhe në moshë madhore mbeten miq dhe shok. Personazhet kryesore si Rita dhe Fredi, ishin viktimë e kohës, të cilët edhe pse të martuar rranë në grackë për përfitim të një personi tjetër , miku i tyre Agushi, që përfitonte nga ndërmarrja dhe dëshironte me çdo kusht të prish martesën e tyre për gjoja ish dashuri të Ritës me një shok të saj të vjetër.
Tema tjetër kishte të bëjë me luftën kundër brezave, pozita e femrës shqiptare ku sipas nënës së Fredit, femra duhet të punon vetëm në arsim dhe jo në ndërmarrje tjetër kur udhëhiqet nga burrat , por thjesht të ketë një orar të shkurtuar dhe të jetë amvise e mirë për shtëpinë dhe grua e urtë për shoqërinë.
Në këtë dramë morën pjesë nxënësit Redon Jegeni, Fatjona Kosovrasti, Donjeta Çikri, Krenar Çilku, Besart Papraniku, Elda Lela, Jusuf Karpuzi, Adi Mimidinovski, Shaqir Papraniku, Albulena Sela, Elsa Kërçishta,Ylldrit Bomova,Sehar Çanka,Sokol Paprapaniku, Qëndrim Qoku dhe vogëlushi njëvjeçar, Kliti Spahiu.
Regjinë e kësaj drame e realizuan profesoreshat e gjimnazit të Dibrës, Bleta Sela, Arjeta Jani dhe Dashamire Spahiu.