DibraIme 1 vit me ju

dibraime2 April 6, 2015 0
DibraIme 1 vit me ju

Portali DibraIme.com sot i mbush plot 1 vit që nga krijimi i tij. Viti i parë për ne ka qenë mjaft i sukseshëm dhe me mjaft sfida, pasi që kemi arritur të bëhemi zëri i pa-anshëm dhe i pavarur për çdo Dibran, duke informuar në mënyrë të pavarur kryesisht vetëm mbi ngjarjet që kanë pasur të bëjnë me Dibrën dhe Dibranët. Krahas kësaj portali DibraIme.com ka qenë burim informimi për ngjarjet në Dibër edhe për shumë portale të tjera në Maqedoni edhe në rajon, duke u cituar nga shumë portale dhe gazeta të ndryshme.

Disa herë ne kemi qenë përballë presioneve të ndryshme, ku persona dhe institucione të ndryshme kanë bërë presion që ne të fshijmë lajme specifike dhe madje në shumë raste kanë kërkuar nga ne që ne të mbyllim edhe portalin, por ne kemi vazhduar punën në mënyrë të pa-anshme duke mos u përkulur përballë këtyre presioneve dhe duke i dhënë përparsi vetëm Dibrës dhe Dibranëve, duke i dhënë përparsi vetëm informimit të saktë dhe të pavarur.

Në vitin e parë të operimit DibraIme.com ka arritur nje total prej reth 644.000 shfletime, dhe reth 221.000 vizitorë, poashtu edhe fanpage e jonë në Facebook ka qenë ndër fanpaget më të mëdha Dibrane në Facebook dhe njëkohësisht edhe me aktive nga të gjithë, duke nxitur debat, duke krijuar tematika së bashku me komunitetin prej reth 7.000 vetësh që na ndjekin ne në Facebook.

DibraIme.com është krijuar për të gjithë Dibranët, dhe të gjithë ata që e ndiejne veten që mund të përkrahin vazhdimin e mëtutjeshëm të portalit janë të lutur që të na kontaktojë në emailin tonë: info@dibraime.com ose në faqen tonë në Facebook, dhe të na përkrahin me shkrime të ndryshme, opinione, foto dhe gjithcka që ka të bëjë me Dibrën. Pra të gjithë ju që e ndjeni veten që mund të kontriboni atëherë jeni të ftuar të gjithë pa-përjashtim.

Shpresojmë që së bashku të festojme edhe shumë vite të tjera së bashku, duke u bërë një komunitet që shërben për Dibrën dhe që e duan Dibrën.

Poashtu ju jeni të lutur që të merni pjesë në sondazhin e mëposhtëm për të vlersuar punën tonë 1 vjeçare:
[poll]

Vizitat 1 vjeçare të Portalit DibraIme.com

Vizitat 1 vjeçare të Portalit DibraIme.com

Posto një koment »