Pas reth 5 muaj që kur deputeti i VMRO-DPMNE-së nga zona e Dibrës, Fatmir Imerovski, ngriti në kuvend çështjen e propozuar nga Komuna e Dibrës dhe ajo e Zhupës, që Dibra të pavarsohet nga Struga sa i përket targave të makinave që mbajnë momentalisht “SU”, organet kopetente pranë Qeveris së Maqedonisë dhanë dritën e gjelbër dhe dërguan vendimin deri tek administrata Komunale që edhe Dibra të ketë targat (numrat) e makinave me emrin e saj.
Komuna Dibër që më datë 24 maj 2014 formoi një grup pune për të ngritur iniciativë për bisedime me Komunën fqinje të Qendrës Zhupë, për fillimin e procedurës para organeve kompetente lidhur me çështjen e targave në emër të Komunës së Dibrës. Pas miratimit të iniciativës nga Komuna e Qendrës Zhupë, nga Komuna Dibër është dërguar te MPB kërkesë nënshkruar nga kryetari Ruzhdi Lata dhe Bashkim Mashkulli, nga organizatat joqeveritare dhe qytetarët. Kliko për të lexuar lajmin e para 5 muajve tek DibraIme. /DibraIme.com
Poashtu njoftimin për këtë vendim e bëri edhe kryetari i komunës Dibër me një postim në faqen e tij në Facebook:
” Të nderuar Qytetarë,
Kam kënaqsin e përbashkët tju informoj se në bazë të kërkesës time si Kryetar Komune, organet kopetente pranë Qeveris së Maqedonisë dhanë dritën e gjelbër dhe dërguan Vendimin deri tek administrata Komunale që edhe Dibra të ketë targat (numrat) e makinave me emrin e saj.
Kështu që targat e deri tashme me OH dhe SU do të zëvendësohen me shenjën DB.
Me Respekt,
m-r Ruzhdi Lata”