Deputeti i VMRO-DPMNE-së nga zona e Dibrës, Fatmir Imerovski, ngriti në kuvend çështjen e propozuar nga Komuna e Dibrës dhe ajo e Zhupës, që Dibra të pavarsohet nga Struga sa i përket targave të makinave që mbajnë momentalisht “SU”. Kështu që me më shumë gjasa DE ose DB, mund të jenë targat e reja, të cilat në një të ardhme do ti mbajnë veturat e banorëve të Komunës së Dibrës dhe ato të Qendrës Zhupë.
Poashtu deputeti Fatmir Imerovski: “vlerëson se ndryshimi i simboleve në DB do të ishte zgjidhja më e mirë që do ti kënaqte kërkesat e qytetarëve”.
Këshilli komunal i Dibrës në seancën e 24 majit të vitit 2014 solli konkluzë për formimin e grupit për të ngritur iniciativë për bisedime me Komunën e Qendrës fqinje, për fillimin e procedurës para organeve kompetente lidhur me çështjen e targave në emër të Komunës së Dibrës. Pas miratimit të iniciativës nga Komuna e Qendrës Zhupë, nga Komuna Dibër është dërguar te MPB kërkesë nënshkruar nga kryetari Ruzhdi Lata dhe Bashkim Mashkulli, nga organizatat joqeveritare dhe qytetarët.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska sqaroi se nuk janë vetëm banorët e Dibrës që aktualisht shfrytëzojnë Kodin e regjistrimit të një qyteti tjetër, por ajo numëroi një sërë rastesh nga i gjithë vendi. Jankullovska nuk premtoi zgjidhje urgjente, por ajo u zotua se kërkesa do të shqyrtohet seriozisht dhe në rast të zgjerimit të numrit të zonave të regjistrimit, Dibra do të jetë e para që do të fitojë kodin e vetë.
Shom bukur