Valës së protestave në Maqedoni si në çdo qytet tjetër i është bashkangjitur edhe Dibra e Madhe. Sot në Dibër u zhvillua protesta e mbledhur fillimisht tek sheshi Skëndërbej në Dibër ku qindra protestues dibran u mblodhen dhe më pas u zhvendosën para gjykatës në Dibër, ku nuk munguan brohoritjet e shumta si “Shkupi jemi me ty”, “Shqipëri Etnike”, “Uçk, Uçk”, “Duam drejtësi, Duam liri”.
Më pas turma e protestës vazhdoi nëpërmjet qendrës të Dibrës dhe u zhvendos para komunës së Dibrës, komunë e udhëhequr nga BDI-ja, ku dhe aty me thirrje të shumta qytetarët shprehen pakënaqësitë ndaj partisë shqiptare në pushtet BDI-së.
Protesta u zhvillua pa indicente, poashtu protestuesit Dibranë ftuan edhe shqiptarët që ishin në rradhët e policisë për tju bashkuar edhe ata protestës sepse edhe ata janë Shqiptar./DibraIme.com
Fotot nga protesta: