Dibra në marshin protestues mbarëkombëtar

dibraime2 May 9, 2016 0
Dibra në marshin protestues mbarëkombëtar

Lëvizja Besa-dega Dibër ka organizuar nisjen dhe pjesmarjen e dibranëve në protesten e Shkupit që do mbahet sot ne përkujtim te një vjetorit të ngjarjeve në Kumanovë, rasteve të montuara, vrasjeve dhe burgimeve pa faj, 9 maj njëkohësisht shënon ditën e Europës, ditën e demokracisë, dinjitetit dhe drejtësisë. Poashtu me një postim në faqen zyrtare në Facebook edhe Lëvizja për Reforma PDSH-dega Dibër ka informuar aktiviztët e saj që të marin pjesë në protestën e 9 majit.

Dibranët janë organizuar sëbashku në këtë marsh protestues, me flamuj kombëtar, slogane dhe banderola ku bëjnë thirje për drejtësi, kundër dhunës, krimit, dhe dinjitetit të nëpërkëmbur. Protesta me fillim në ora 17:00, nisje nga parku i Çairit drejt qeverisë, organizohet nga Këshilli opozitar, e perkrahur nga shumë subjekte si parti politike, shoqata dhe intelektualë të pavarur është një nga protestat më me zë, më të mëdhaja që janë organizuar kundër rasteve të montuara.

 

Posto një koment »