“Dibra e Madhe, qyteti i fjetur” u titullua dokumentari nga gazetari Marin Mema që fitoi zemrat e gjithë dibranëve duke i kushtuar Dibrës një dokumentar mjaft të bukur, këtë e mund ta themi lirisht ngaqë menjëherë pas transmetimit të emisionit rrjetet sociale u mbushën plot me shkrime nga Dibranët, për Marin-in dhe për punën që kish bërë pasi që Dibrës i kishte munguar një dokumentar i tillë që tregonte shumë gjëra për historinë, identitetin, traditën, vlerat etj.
Dokumentari fillonte me atë se si Dibra ka qenë një qendër e madhe ekonomike që renditej ndër rajonet më të rëndësishme të hapësirës shqiptare e që i ka dhënë shumë Rilindjes Kombëtare, me figura të rëndësishme që kanë lënë vulën e tyre në krijimin e shtetit shqiptar dhe vazhdonte me atë se si Dibra është lënë mënjanë e zbehur dhe e harruar në vlerat e saj.
Poashtu shfrytëzojmë rastin që në emër të stafit të portalit DibraIme.com, te falemnderojmë Marinin për punën e bërë, “Të Faleminderit Marin, Dibra ta pastë borxh”.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni dokumentarin mëposhtë:
Pjesa e parë:
‘
Pjesa e dytë: