Sipas të dhënave nga pronarёt e barnatorёve të Dibrës, ёshtё rritur pёrdorimi i tabletave pёr hipertension, kolesterol, diabet si dhe tabletat pёr qetёsime.
Nё qytetin e Dibrёs pothuajse nё tё gjithё barnatoret e qytetit, muajve tё fundit ka njё rritje tё dukshme tё kёrkesёs pёr medikamentet tё ndryshme qё pёrdoren sidomos pёr sёmundje kronike, por edhe tё sёmundjeve mё tё lehta.
Sipas të dhënave nga pronarёt e barnatorёve të Dibrës, ёshtё rritur pёrdorimi i tabletave pёr hipertension, kolesterol, diabet si dhe tabletat pёr qetёsime . Farmacistët nё kёto baranatore thonё se njё pjesё mё e madhe e barnave nё fjalё meren me receta, por ka edhe qytetarё tё cilёt tabletat i blejnё nё mёnyrё private. Punohet pёr barna tё cilёt në pjesёn mё tё madhe pacientёt i pёrdorin si tё sёmurё kronik.
Gjatё dy viteve tё fundit, ka njё rritje edhe tё pёrdorimit tё vitaminave. Dukuria ёshtё prezente gati njё dekadё, por kohёve tё fundit vёrehet se shumё tё moshuar, por edhe fёmijё pёrdorin vitamina tё ndryshme tё cilёt gjenden nё tregun e barnave. Kryesisht bёhet fjalё pёr vitamina tё cilat nё pjesёn mё tё madhe shiten pa receptё, sidomos vitamina B, C, vitamina për magnezium etj.
Kjo dukuri e rritjes sё pёrdorimit tё barnave ёshtё njё dukuri e cila nuk duhet tё merr pёrmasa tё gjёra meqё shpesh herё pёrdoruesit e barnave i pёrdorin pa rekomandimin mjekёsor. Specialistë tё Spitalit tё Pёrgjithshëm tё Dibrёs theksojnё se vёrehet njё padiciplinё e theksuar nё konsumimin e barnave. Ata thonё se ndodh qё pacientёt tё pranojnё doza mё tё theksuara se sa u nevoiten.