Një hordhi qenesh dje paradite në fshatin Ballancë të komunës “Centar Zhupë”, kanë sulmuar dhe deri në vdekje e kanë kafshuar një grua në moshë 58 vjeçare.
Sipas një banori të fshatit, gruaja është sulmuar feri sa ka hedhur bërllokun, në deponinë e fshatit. Menjëherë është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër, ku ka ndërruar jetë, transmeton “Lajm”.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, kurse kufoma dot dërgohet në obduksion. Basnorët e këtij fshati dhe fshatrave tjera ankohen nga prezenca e madhe e e qenëve endacakë.
Ndryshe, në repartin infektiv pranë Spitalit të Përgjithshëm në Dibër, që e m,bulon edhe komunën Centar Zhupa, mesatarisht brenda vitit evidentohen deri më 80 persona të kafshuar nga qentë, por ky është rasti i parë ku ka viktimë./Lajmpress