Dibër, babai 48 vjeçar dyshohet se ka përdhunuar vajzën 14 vjeçare

dibraime2 December 11, 2015 0
Dibër, babai 48 vjeçar dyshohet se ka përdhunuar vajzën 14 vjeçare

Për shkak të dyshimit për vepër penale “incest” policia e Dibrës ka ngritur padi kundër një banori 48 vjeçar të Dibrës dhe më pas Gjykata Themelore në Gostivar i ka caktuar arrest 48 orësh. I dyshuari më 6 nëntor ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 14 vjeçare, kurse rasti është paraqitur të nesërmen, raporton “Lajm”. Menjëherë për rastin është informuar Qendra për çyshtje sociale në Dibër dhe pas bisedës së zhvilluar me 14 vjeçaren është konstatuar se abuzimi ka ndodhur jo një herë, por në disa raste. Vajza poashtu ka rrëfyer se abuzimet kanë filluar para tre muajve  e gjysmë.

Me urdhër të Prokurorit Publik është kryer kontroll mjekësor i vajzës së përdhunuar. Babai i saj prej më herët ka qenë autor i veprave penale. Ndaj tij më herët janë ngritur padi penale për dhunë, shkaktim të rrezikut publik, mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve.

Posto një koment »