Persona të panjohur mbrëmë kanë dëmtuar njërin prej pusetave kryesore të ujësjellësit të qytetit, për shkak të së cilës pjesa më e madhe e Dibrës janë pa ujë të pijshëm.
“Me gurë dhe gjësende tjera të forta tërësisht e kanë dëmtuar njërin prej pusetave kryesore të ujësjellësit të qytetit, në pjesën e epërme të qytetit. Ekipi ynë e konfirmoi gjendjen faktike dhe mund të konfirmoj se bëhet fjalë për dëmtim të madh, për shkak të së cilës pjesa më e madhe e qytetit është pa ujë të pijshëm”, konfirmoi Mazllum Leshi, drejtor i NKP “Standard”.
Për sanim të dëmtimeve, thotë Leshi, nevojitet ekip i posaçëm, që nënkupton edhe më shumë kohë për sanimin e tij edhe pse punët në terren do të fillojnë që sot. Ai e dënoi këtë, siç tha, akt vandal, dhe kërkoi nga kompetentët që kryerësit të zbulohen dhe të dënohen./DibraIme.com
ishallah vdisni per pejk uji!cat e meritoni ju ohh popull i mjere.(parazit)