Demografia

dibraime2 April 6, 2014 0
Demografia

Sipas të dhënave statistikore në vitin 1994 në Komunën e Dibrës jetojnë 17.588 banorë nga të cilët 77% jetojnë në qytetin Dibër ndërsa 23% jetojnë nëpër fshatrat perreth qytetit.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 Komuna e Dibrës kishte 19 452 banorë, shtesa e popullsisë vjen nga shtimi natyral i saj dhe nga bashkëngjitja e dy fshatrave që i ishin hequr Komunës së Dibrës në vitin 1994. Fshatrat që u shtuan janë te Mogorces dhe Garit.[3]

Popullsia e qytetit të Dibrës së Madhe ne vitin 2002 arriti në 14 561 banorë, me këtë përbërje etnike:

Kombësia gjithsej
Maqedonë 1 054 ( 7,24%)
Shqiptarë 10 768 (73,95%)
turq 1 415 ( 9,71%)
Romë 1 079 ( 7,41%)
vllehë 2
Serb 22
boshnjakë 2
Të tjerë 219

Sipas përbërjes fetare kemi këtë kategorizim:

Besimi fetar gjithsej
Ortodoksë 668 ( 4,58%)
Muslimanë 13 763 (94,52%)
Katolikë 55 ( 0,37%)
të tjerë 55

Ndarja sipas gjuhës amëtare ne qytetin e Dibrës së Madhe është si më poshtë:

Gjuha Amëtare gjithsej
Maqedone 1 950 (13,39%)
Shqiptare 11 510 (79,04%)
Turke 955 ( 6,56%)
Rome 49 ( 0,33%)
Vllehe 0
Serbe 19
Boshnjake 3
Të tjerë 75

Posto një koment »