Degët e disperzuara të USHT në Dibër do të mbyllen

dibraime2 July 18, 2014 0
Degët e disperzuara të USHT në Dibër do të mbyllen

Degët e disperzuara të USHT në Dibër këtë vit do të mbyllen dhe nuk do pranohet asnjë student i ri për regjistrim, kështu që pas reth 4 vitesh funksionimi me 5 deget e disperzuara të USHT në Dibër, universiteti më nuk do të funksionoje.

Shkurtime do të ketë edhe në qytete tjera, pasi do të ndërpriten disa degë, ndërsa vetëm në Dibër dhe në Struge do të ndërpiten të gjitha degët, kështu që si çdoherë Dibrës i janë marë të gjitha edhe drejtimin e Fizioterapisë nuk do ta lejojnë më, pra familjet Dibrane në pamundësi për të çuar fëmijët për shkollim nëpër qytetet tjera, që këtë vit do ta kenë të pamundur edhe regjistrimin në Dibër.

Vendimi për të pushuar degët ka ardhur nga Ministria e Arsimit, ministri e drejtuar nga kuadro të Bashkimit Demokratik për Integrim.

DibraIme.com, e sheh me shumë shqetësim këtë situatë dhe fton që drejtuesit e BDI në Dibër të reagojnë për këtë situatë pasi që po ata drejtues duhet të jenë të vetëdijshëm që votat e dibranëve i kanë marë në masën ma të madhe të mundëshme, ku edhe një nga premtimet e kryetarit aktual z. Ruzhdi Lata, vitin e kaluar në fushatën elektorale ishte që do sjellë degë të reja në Dibër gjë që nuk ndodhi, por ndodhi akoma më keq, u mbyllën dhe ata që kishim.

 

Posto një koment »