Dega e Lëvizjes BESA në Dibër i jep afat Ruzhdi Latës për sistemimin e deponisë së qytetit

dibraime2 December 29, 2016 0
Dega e Lëvizjes BESA në Dibër i jep afat Ruzhdi Latës për sistemimin e deponisë së qytetit

Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit në DIbër, kryetari aktual i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, doli me një deklaratë të fuqishme, ku i’u drejtohej partive të tjera të bëjne ato çka kanë premtuar.

Kryetari aktual i komunës Dibër në zemërim e sipër i’u drejtua Lëvizjes BESA që të rregullontë çështjen e deponisë në Dibër.

Pas reagimit të Aleancës për Shqiptarët, reagon edhe Këshilli komunal i Lëvizjes BESA me një kërkesë zyrtare drejtuar komunës së Dibrës ku kërkon që komuna më së voni deri në fund të muajit Janar 2017, të ketë zgjidhur çështjen e deponisë në DIbër, detyrë kjo e komunës e paraparë me ligj, në të kundërt Lëvizja BESA kërkon të kryejë të njejtën detyrë por duke mos u penguar nga ana e komunës.

Këshilli Komunal i Lëvizjes BESA deklaron se për ta nuk është e turpshme të jenë shërbëtorë të popullit dhe të qytetit të tyre, ata zotohen se këtë detyrë do ta kryenin me nder dhe duke aktivizuar resurset njerëzore, anëtarët e palodhur dhe përkrahjen e të gjithë qytetarëve humanitarë për të mirën e qytetit dhe shëndetin e fëmijëve. /DibraIme.com

 

Posto një koment »