Çupi “godet” Latën: Na quajte të pa-besë, ashtu jemi por, karshi krimit, korupsionit, padrejtësive dhe nepotizmit (VIDEO)

dibraime2 September 26, 2017 0
Çupi “godet” Latën: Na quajte të pa-besë, ashtu jemi por, karshi krimit, korupsionit, padrejtësive dhe nepotizmit (VIDEO)

Kandidati për kryetar komune në Dibër nga radhët e Lëvizjes Besa, Xhemail Çupi me një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook i ka bërë një replikë kryetarit aktual të qytetit të Dibrës në lidhje me videon e postuar muaj më parë në Portalin DibraIme.com e cila cilësua si një “lajthitje” e Latës nga nervoza, video e bërë menjëherë pas shpalljes së rezultatit ku Lata dhe partia e tij dolën të jenë humbjes së zgjedhjeve parlamentare në qytetin e Dibrës.

Çupi ndër të tjerash në postimin në profilin e tij shkruan:

A mbeti kush pa u baltosur në këtë fjalim plot mllef ndaj 4356 votuesve të zgjedhjeve parlamentare në Komunën e Dibrës, vota këto që pjesa dërmuese ishin votuesit e tu në prill të 2013.

Zotri Kryetar, edhe pse na ofendove ne si Lëvizje Besa duke na quajtur të pabesë dhe na konsiderove si mbeturina, dije se ne jemi “të pabesë” karshi krimit, korupsionit, padrejtësive dhe nepotizmit. Nëse ne fitojmë padyshim që do ta pastrojmë deponinë por jo vetëm, ne do përkushtohemi që të kemi një Dibër më të bukur, më të pastër dhe të lirë që qytetarët e saj të frymojnë lirshëm.


E shave Aleancën dhe aludove në vrasje. Nëse fiton aleanca për shqitarët gjithsesi se do ti pastrojnë edhe rrugët por do kujdesen që Dibra të jetë ndryshe nga ky realitet i hidhur.

Zotri, i shave të LSDM-së duke i quajtur sllovo komunist duke e ditur se shumë prej tyre ishin shqiptarë, muslimanë dhe romë , kurse sot je në kualicion me to dhe shpresat e fundit i ke vetem te to.
Po dhe po! Dibra është e dibraneve, por ajo do çlirohet dhe do frymon lirshëm vetëm pas 15 tetorit“, përfundon Çupi në postimin e tij në Facebook.

Poashtu Portali DibraIme.com ju a rikujton dhe njëherë videon në fjalë, shikojeni dhe gjykoni vetë.

Posto një koment »