Çupi i Besës publikon projektet për Dibrën: Studime, Masterplan dhe projekte për dy parqe (VIDEO)

dibraime2 October 6, 2017 0
Çupi i Besës publikon projektet për Dibrën: Studime, Masterplan dhe projekte për dy parqe (VIDEO)

Kandidati i Besës për kreun e Komunës Dibër Xhemail Çupi ka bërë publike pjesën më të rëndësishme të projkteve të tij në 4 vitet e ardhëshme të Dibrës, ato arkitekturore dhe urbanistike, shkruan InfoShqip.

Sa i përket projekteve në fjalë ato janë të realizuara nga një studio arkitekture e Tiranës, ku përfshinë disa studime rajonale dhe lokale për Dibrën, një Masterplan të përgjithshëm dhe dy projekte ideore për sheshin qëndror të qytetit “Skënderbej” dhe parku Venec 1.

Studimet përfshijnë aspektin funksional, shtrirjen rajonale dhe gjeografike, elementët historik dhe tradicional të qytetit, aksesibiliteti dhe qarkullueshmëria, nevojat, mundësitë të cilat si përfundim nxjerin disa konkluzione të hedhura në Masterplanin Konceptual./InfoShqip.com

Posto një koment »