Nga: Ndriçim Dika
Ne e dimë, se Dibra në historinë e saj ka qenë në ballë të proceseve që në kohën e Skënderbeut, në Lidhjen e Prizrenit, Kongresin e Dibrës, Kongresin e Shkronjave në Manastir, Luftën për Pavarsinë e Shtetit të Shqiptarëve dhe deri te themelimi i Universitetit të Tetovës. Dibra ishte flamurmbajtse ose e para, ose ndër të parat në proceset. Ky është një fakt historik dhe nuk dua të ndalem shumë, pasi këtë rrjedhë historike e dinë të gjithë.
Ç’po ndodhë me ty Dibër?! Ç’u bë me ty Dibër, pasi filloi procesi i ndarjes të PPD – së TI mbete mbrapa e kapur për fyti nga dora e zezë, e cila nuk po e lejon popullin tënd t’i pri ose t’i bashkangjitet proceseve politiko-shoqërore në Maqedoni. Mendoj se të gjithë e mbajnë mend se kur filluan të votojnë shqiptarët e Maqedonisë PDSH – në, si një revulucion paqësor kryengrites kundra PPD – së të degraduar nga pushteti dhe trathtirat politike, TI ende votoje PPD – në.
Ç’po ndodhë me ty Dibër?! Po TI nuk mbete me aq, populli yt i kapur dhe i frikësuar nga dora e zezë, kur erdhi lufta çlirimtare donte të bashkangjitet totalisht me luftën, e pas luftës kur e gjithë popullata shqiptare në Maqedoni votonte BDI- në, si ndryshim dhe për shkak të degradimit të PDSH, TI përsëri votoje me vonesë PDSH- në dhe partinë e vogël lokale RDK.
Ç’po ndodhë me ty Dibër sot?! Sot Dibër më thuaj ku je katandisur, si me keq se sa mban mend njerëzia e vonuar në të paktën tri procese politike dhe shoqërore, që të kushtuan shumë në prapambetjen e popullit tend, në mosshfrytëzimin e të mirave, të cilat vinin nga ndryshimet, biles e dënuar çdoherë nga pala fituese, pasi po i bashkangjiteshe me vonesë proceseve politiko-shoqërore. E hipur vonë në trenin e ndryshimit dhe nga sociologjia e dime, se çdo hap i vonuar në procese të kushton tri hapa vonesë në ndryshime e përparim. Duke i shtuar kesaj dhe tekat e politikës inatçore; karakteristikë e politikanëve shqiptarë në trojet shqiptare, që atë që s’është me ne e lënë pasdore.
Ç’po ndodhë me ty Dibër?! Një fenomen i çuditshëm përsëri po ndodhë në Dibër, përderisa në çdo vend të Maqedonisë, ku ka shqiptarë kush nga njëra anë e kush nga tjetra anë po i thyejnë zinxhirët e diktaturës 16 vjeçare dhe po bashkangjiten me të madhe me opozitën, kush me Alenancën për Shqiptarët e kush me të tjerë, pra po iu ikin kthetrave të BDI-PDSH.
Ç’po ndodhë me ty Dibër?! Dibra po mbetët mbrapa e mbërthyer nga diktatura dhe diktati i dorës së zezë, në mundet të gjejmë fjalë të ndryshme. Përse vetem ne po mbesim mbrapa me procesin e ri të flakjes së diktaturës? Mos vallë largësia gjeografike nga ajo që sot ka mbet Maqedonia dhe izolimi për shkak të rrugës së keqe e të largët?! Mundemi të themi, se Dibra ka shumë pak komunikim me Maqedoninë ose vetëm për punë zorti, sepse dibrani kur del jashtë Dibrës, del për zort e mbaron zortin dhe kthehet. Gjithashtu informimi i dobët nga mediat, se qytetet e tjera po e thyejnë diktatin.
Ç’po ndodhë me ty Dibër?! Mirëpo, të dashurit e mi dibran, gjithçka ju falet vetëm një gjë nuk u falet, ku shkoi ajo atdhedashuri, të cilët e patët deri në vitet 1998…, Ku janë rinia? Ato përse nuk ngrihen, kur i kanë në dorë mjetet e informimit në xhepat e tyre? A s’e shikojnë, se qytetet tjera po thyen diktaturën? A mos vallë ato gjashtë të rinjtë e Forumit Rinor të BDI-së, qënkan aq ndikues dhe aq trima, saqë e ndalin popullin.
Ç’po ndodhë me ty Dibër?! O njerëz! Mos harroni, se kur jeni një grusht, s’ka kush u kërcënon e s’ka kush u mposhtë!