Çfarë u bë me ultimatumin e Lëvizjes Besa drejtuar komunës Dibër për deponinë?! (FOTO)

dibraime2 March 16, 2017 0
Çfarë u bë me ultimatumin e Lëvizjes Besa drejtuar komunës Dibër për deponinë?! (FOTO)

Lëvizja BESA dega Dibër më 27 dhjetor të 2016-tës Komunës Dibër i dërgoi një fletë kërkesë/njoftimi me shkrim për çështjen e deponisë së qytetit, respektivisht ky subjekt partiak e afatizoi Komunën Dibër deri në fund të Janarit për sistemimin dhe regullimin e deponisë, në të kundërt këta do mernin përgjegjësinë me vetë iniciativë për të sistemuar deponinë, raporton DibraIme.com

Ka kaluar mbi një muaj e gjysëm nga fundi i Janarit dhe nuk ka asnjë veprim konkret apo lajmërim nga dega e Lëvizjes BESA në Dibër në lidhje me problematikën e deponisë, deponia është po në të njejtën gjendje ndërkohë një javë më parë në organet zyrtare në rrjetet sociale të kësaj dege u publikua aktiviteti i fundit i tyre në pastrimin e parkut të qytetit nga mbeturinat.

Nga kjo iniciativë e ngritur prej subjektit në fjalë, nuk pasoi asnjë lëvizje konkrete. Komuna Dibër vazhdon me sabotimin total të këtij problemi, deponia vazhdon në degradim nga dita në ditë, e Lëvizja BESA nga ana tjetër nuk iu përmabjt fjalës së dhënë, të paktën 44 ditë pas afatit të caktuar nga vetë ata, pritet të shohim për ngjarjet në vijim./DibraIme.com

Posto një koment »