Këngëtari i famshëm shqiptar Blero sot u pa te liqeni i Dibrës i ulur me familjen e të dashurës së tij Afrona. Edhe pse Afrona jeton në Zvicër, ajo është me prejardhje nga Dibra dhe siç shihet nga fotoja e sjellë nga Portalb, ajo ka dashur që Blero t’a takojë familjen e saj.
Këngëtari i hiteve të mëdha shqipe, kësaj jave postoi një foto në Instagram ku shkruan se “jeta ka kuptim kur dashuroheni në personin e duhur” dhe siç shihet ai e ka gjetur personin e tij të duhur. Ai para dy javëve e zyrtarizoi lidhjen e tij me Afronën dhe tashmë ka shkuar t’ia vizitojë familjen.