Bibloteka e dibrës pasurohet me librat me të mirë të kohës

dibraime2 June 29, 2015 0
Bibloteka e dibrës pasurohet me librat me të mirë të kohës

Për të gjithë ata që e preferojne leximin e librave në Biblioteken e Qendrës për Kulturë- Dibër është shtuar një numër i konsiderueshëm i librave dhe romaneve. Për të gjithë artdashesit dhe preferuesit e letërsisë shqiptare këndi i bibliotekës së qytetit është vendi më i përshtatshëm ku të gjithë mund të gjejnë diçka për veten e tyre, aq më shume në këta ditë vere ku edhe mund të keni më shumë kohë të lirë për të lexuar.

Disa nga titujt e fundit që i janë shtuar biblotekës janë bestseller-at e Danielle Steel, Nicholas Sparks, Dawn Brown, Markus Zusak e shumë nga libra të tjerë që janë librat më të mirë dhe më të kërkuar të kohës.

Gjithashtu në ambientet e bibliotekës së qytetit mund të gjenden edhe mbi 60.000 libra e romane, këto të autorëve të njohur dhe libra që kanë tërhequr vëmendjen e një numri mjaft të madh të lexuesve në mbarë botën.

Në bibliotekën e qytetit mund të marrin libra të gjithë qytetarët që janë të interesuar duke bërë anëtarësimin 1 vjeçar me shumë prej 100 denarësh dhe mund të shfrytëzojnë librat në afat kohor prej 15 ditësh.

Posto një koment »