Bebe Rexha babai im është nga Dibra

dibraime2 March 22, 2016 0
Bebe Rexha babai im është nga Dibra

Këngëtarja dhe kompozitorja me origjinë shqiptare, Bleta Rexha (e njohur me emrin artistik Bebe Rexha), e cila u bë e njohur për faktin se shkroi superhitin “The Monster” të Eminem dhe Rihanna, në një intervistë ka treguar se ruan kulturën shqiptare dhe se është e lidhur me rrënjët e saj.

“Babai im është nga Dibra, në Maqedoni. Ai erdhi këtu në SHBA në vitet e tetëdhjeta me nënën time. Prindërit e nënës sime janë nga Gostivari. Ne na pëlqen ta mbajmë kulturën tonë dhe unë jam shumë e lidhur me familjen dhe rrënjët e mia. Mundohem që të shkoj në Maqedoni për të vizituar familjarët e mi të paktën një herë në vit, pasi familja është shumë e rëndësishme për mua. Shumë shpesh kemi dasma e ngjarje të tilla, kështu që me prindërit e mi i vizitojmë shpesh familjarët atje”, ka treguar Bebe për Zërin e Amerikës.

Shikoni intervisten e plotë e dhënë për Zërin e Amerikës:

Posto një koment »