BDI sot mbajti një tubim parazgjedhor në qytetin e Dibrës, në krye me kryetarin z.Ali Ahmeti, shefin e Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri dhe kandidatë për deputet të njësisë numër 5, vazhduan fushatën zgjedhore me banorë, përkatësisht punonjës të arsimit.
Gjatë këtij takimi, z.Ahmeti, lartësoi punën e mësuesve duke i quajtur ata misionarë dhe e ardhme e një kombi.
Ahmeti gjithashtu premtoi ngritjen e pagave për të gjithë punonjësit në arsim.
Shefi i Shtabit Qëndror, z.Bekim Neziri tha se prezenca e numrit të madh të dibranëve në tubim, tregon qartë se përrenjtë e vegjël nuk mund të ndalin lumin që quhet BDI.
Ahmeti bashkë me përfaqësuesit e BDI-së, rikujtuan të pranishmit në tubim për rëndësinë e mos-përçarjes së votës shqiptare, se duhet të jenë syçelë që mos kontribuojnë në fuqi-ngritjen e qarqeve të dyshimta antishqiptare.