BDI po tkuret, nga sheshet në salla, nga sallat nëpër restorante, nga restotanti drejt humbjes së sigurtë

dibraime2 October 7, 2017 0
BDI po tkuret, nga sheshet në salla, nga sallat nëpër restorante, nga restotanti drejt humbjes së sigurtë

Rënia drastike e BDI-së në Dibër për tre cikle zgjedhore po shënon 3 shkallëzime të reduktimit si në vota, ashtu edhe në masë të pjesmarësve nëpër tubime, shkruan DibraIme.com

Po të bëjmë një rezyme të zgjedhjeve të para katër viteve, ku BDI mbushte sheshet dhe fitoi ne numër të madh votash, duke pasuar në ato të para 10 muajve ku BDI mori 4 fish më pakë vota se të para 4 viteve dhe në ato zgjedhje nuk zgjodhi sheshin por një sallë me më pak se 1000 pjesëmarës, veprimet e BDI-së çojnë në rezultate katastrofale për këtë subjekt në zgjedhjet e 15 tetorit.

Tubimi qëndror i BDI-së në Dibër kësaj here u organizua në një restorant ku të pranishmit më nuk numbroheshin me mijëra por me qindra, aty kishte disa qindra pjesmarës, barometër i saktë që tregon se BDI, në këto zgjedhje, do fitojë më pak vota seç fitoi ne dhjetorin e kaluar./DibraIme.com

Posto një koment »