Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë përfunduan, poashtu u bënë të ditura dhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve por nga Dibra asnjë deputet nuk u zgjodh, kështu që Dibra do të ngelet e papërfaqsuar në parlamentin e Maqedonisë për 4 vitet e ardhshme, pra siç u tha edhe mëparë nga portali DibraIme.com se kandidatet Dibran për deputet janë shumë poshtë listave dhe nuk kanë shance të zgjidhen për deputet, pra supozimet tona dolën të sakta.
Të paktën kësaj here Dibranët duhej të përfaqsoheshin me deputet në parlamentin e Maqedonisë, sepse kemi një problem mjaft madhor atë të devijimit të Radikës dhe partitë politike sidomos BDI që mer votat e Dibranëve për vite me radhë duhej që kandidatet Dibranë për deputet ti vendoste më lartë në lista, që të paktën kësaj here të kishim një zë dibran në Parlamentin e Maqedonisë, gjithsesi urojmë që të paktën të mbajnë premtimet dhe të parandalojnë devijimin e Radikës.
Për të gjithë ju që doni të shihni listën e deputetëve shqiptar në parlamentin e Maqedonisë klikoni këtu për të lexuar artikullin në vazhdim.
Edhe kur I kushim , vec per rrogen e vet kujdeseshin. Keshtu qe seshte ndonji tragjedi e madhe. Per te zgjedh nji deputet duhen 15000 vota, me 5000 votat e Dibres , as nuk duhet te pretendohet. E hidhur por e vertete
Konstatimi i Dulit është më se i saktë!