Ditë më parë në qytetin e Dibrës u hap dyqani i rrjetit të supermarketeve “Kam”, i shtrirë në të gjithë Maqedoninë dhe i njohur për shumicën e konsumatorëve, shkruan InfoShqip.
Ajo e cila është dukur shqetësuese për qytetarët dibranë është prezenca e shumtë e artikujve që kanë përmbajtjen e mishit të derrit.
Dibra është një qytet me shumicë dërmuese Muslimane që nuk e konsumojnë mishin e derrit dhe në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta që konsumatorët të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e produkteve për nga përmbajtja e tyre pasi shumë prej tyre mund të jenë produkte që dibranët tradicionalisht dhe fetarisht nuk i konsumojnë, gjithashtu ka pasur edhe shumë thirrje që të bojkotohet blerja në këtë supermarket. /InfoShqip.com