Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sivjet nuk do të bëjë pushime pasi ai nuk është lodhur akoma.
“Ahmeti ende nuk është lodhur, që të shkoj në pushim. Ai nuk shkon askund për të pushuar, dhe vazhdon të punojë”. Kështu i është përgjigjur gazetarit të televizionit Sitel, shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi, transmeton Portali Albeu.com.
Por kjo përgjigje teksa synon të tregojë se Ali Ahmeti është shumë punëtor dhe nuk lodhet, në rrjetet sociale është bërë objekt shakaje dhe ironie, duke i dhënë kuptimin se “Ali Ahmeti nuk ka pse të shkojë në pushime sepse ai gjithmonë me pushime është, nuk ka punuar që të lodhet”.
Se cila është e vërteta e mos shkuarjes me pushime e Ali Ahmetit është një çështje që nuk ka shumë rëndësi, por e sigurtë është që ai do të vazhdojë që verën ta kalojë në Zajaz, pranë familjes dhe deleve të tij.
Biles ka zëra që thonë që kryetari Ahmeti, ka filluar edhe të mbjellë lule dhe sallata, këshilla që më parë ua kishte dhënë banorëve të Studeniçanit.