Pas deklaratës të kryetarit të komunës dhe njëherit kryetar i BDI-së dega Dibër Ruzhdi Lata, që bëri pas mbylljes së votimeve ku sulmoi ashpër partitë opozitare si LSDM, Lëvizjen Besa dhe koalicionin “Aleanca për Shqiptarët” për humbjen në Dibër dhe ku i ftonte këta të fundit që të “t’i fshijnë rrugët e qytetit”, me një reagim ekskluzivisht për Portalin DibraIme.com koalicioni i “Aleanca për Shqiptarët” i drejtohet Ruzhdi Latës:
“Oponentëve tanë të Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), iu duhet dhënë një përgjigje siç ua dha ky popull, i cili e humbi votën shqiptare dhe ajo votë shkoi te opozita shqiptare dhe të tjerët.
Me keqardhje e themi, se na vjen rende, që detyrohemi të bimë në nivelin tend, kryetar i Komunes së Dibrës. Keni rënë shumë posht, që moti, por disa që ende nuk e kishin kuptuar tash e kanë më se të qartë, pra ju ofenduat rendë, se pari veten pastaj edhe qytetarët e Dibrës. Ju pas disfates që provuat kërkuat që “Aleanca për Shqiptarët” t’i fshije rrugët e qytetit. Kryetar, hoxhe, intelektual dhe mbi të gjitha dibran, nuk të kanë hije shprehjet e tilla. Turp! Po, nuk të vëndojmë faje ty. U nervozove pse të munden “komunistët dibranë”?!
Po të japim një këshillë: Udha e përmisimit nuk është udha e blerjes të njerëzve në tendera dhe me premtime fallco, udha e përmisimit është udha e sinqeritetit e drejtësisë si dhe e punës së ndershme pa prapavija e keqpërdorime.
Ju me partinë tuaj e larguat popullin me dështimet e partisë dhe mbetet aleate ndaj VMRO-së, pse?! Pastaj po e hudhni kopilin tjetërkund. Mbajeni për vete, se dibranët nuk hanë bar. I dëshpëruat shumë, prandaj përderisa duhej të votonin për partitë shqiptare iu morën shembull ju dhe ata duke e ditur se ju keni rrahur ujë në havan, shkuan andej, ku ju keni qenë dikur. Edhe neve na vjen keq, që ka ndodhur kështu. E keqpërdoret votën e popullit me partinë dhe me udhëheqjen e komunës. Fjalët, të cilat i keni përdorur s’ju kanë hije, mjaft u servilosët nga njerëzit që iu rrethojnë. Të ‘’fortit pa takat’’ i njohin rrugët e Dibrës, më mirë se çdokush tjetër. Ata do t’i pastrojnë rrugët, se janë endur poshtë e lartë duke blerë votat e varfënjakeve, duke i kërcënuar dhe si të hutuar përdorët të gjitha format e kërcënimit.
Dibra i di këto gjëra. Edhe ju i dini, por ju e keni pasur për detyrë, ndaj shihni rrugën tuaj dhe mos etiketoni të tjerët. Mos i ofendoni! Leri pasojat, që ndodhen. Merruni me shkaqet pse dibranët i çuan votat, atje ku nuk duhej?!
Ju jeni shkaku. ADN-ja juaj biologjikisht del e saktë. Në Dibër të gjithë ju njohin dhe e dijnë se cilin keni punësuar, sa prona keni përvetësuar dhe keni ndërmend të përvetësoni.
Sinqerisht të nderuar, ne nuk jemi si ju, ne jemi NDRYSHE. Ne nuk na duhen tenderat e stilit tuaj, që po varfërojnë Dibrën dhe dibranët, tenderat e zhvatjes. Ne jemi për punë me ndershmëri. Ne nuk jemi parti si e juaja, që rrotullohen gjithë natën me makina, një natë para zgjedhjeve si exhine, vetëm e vetëm të trembin popullin. Ne i nderuar, nuk kemi bërë asnjeherë propaganda në teren me moton ‘‘iku patriotizmi’’ siç bëjnë në fushatë integristat, në zgjedhjet e kaluara dhe rezultati është që humbëm besimin e shumë shqiptarëve e na shkuan te partitë maqedonase.
Mjaft punuat vetëm për vete!
Mjaft duke vrapuar pas veprimeve të pahishme!
Armatosuni me pak demokraci!
Gjithsesi një falenderim të veçantë për të gjithë votuesit, të cilët na përkrahën, na votuan dhe na besuan gjatë këtyre zgjedhjeve, gjithashtu i falenderojmë edhe të tjerët, që mendonin se oponentët tanë kishin ofertë më të mirë politike, pra e respektojmë verdiktin e popullit. Falenderojmë përkrahësit e kauzës sonë, kolegët e partisë si dhe kolegët e Aleancës për Shqiptarët!” përmbyllet reagimi i koalicionit “Aleanca për Shqiptarët” drejtuar Ruzhdi Latës. /DibraIme.com
Video ku Ruzhdi Lata kritikonte partitë tjera: