Me një reagim në faqen e tyre në Facebook, Aleanca për Shqiptarët dega Dibër, ka reaguar ndaj kryetarit aktual dhe kandidatit për kryetar të komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë:
“Z.Ruzhdi Lata tani e kuptuat që i vetëm e me arogancë nuk mund të udhëhiqet ky vënd?
Z.Ruzhdi Lata kur dhuruat mirënjohjet për të gjithë ata miqt e tu, a nuk u kujtuat që kompania “Slice” mban në mënyrë direkte 100 familje në Dibër, mbi të gjitha vlera e saj né treg kap shifrën e mbi njëqind milion dollareve. A nuk duhej ne të ishim krenar që është pjesë e jona por edhe biznes i një Dibrani. Perse kujtoheni sot për ta, pas katër vitesh ?
Z. Ruzhdi Lata ju pranuat të merni fanellën e pamerituar të klubit futbollistik Korabi. Fanellë që ju dhurua nga bartësi jot i listës sot, z. Fuat Spahiu i cili fali djersën e tij dhe të 100 viteve histori, për interesa personale dhe partiake. Fanellë shumë më e vjetër dhe me më shumë peshë se ju, se Fuati por edhe se vet politika. Kater vite përse nuk e gjetet derën e klubit, përse nuk u kujtuat për atë fanellë por kujtoheni sot ?
Ju z. Kryetar pas katër vitesh bët takim edhe me pensionistët. Ah këtu ju kuptoj dhe bëhemi palë me brengën tuaj pasi për më pak se dy javë do jeni dhe ju në pension, por mos u mërzit se ne për pensionistët dhe për ju personalisht do të kujdesemi çdo dit.
Jeni shumë vonë, ndaj mos premtoni urra aty ku nuk ka lum, qytetarēt nuk ju besojnë më!“