Arben Agolli i kandidati i Aleancës për Shqiptarët i cili u fut në balotazh për qytetin e Dibrës apelojn deri tek bashkëqytetarët e tij për ndryshimin që duhet ti paraprijë Dibrës në raundin e dytë zgjedhor që do të mbahen me 29 tetor.
Duhet ta sjellim ndryshimin në Dibër. Ky sistem njëherë e përgjithmonë duhet të largohet. Nga e hëna, vjen një frymë e re, për një Dibër tjetër, një Dibër më të mirë dhe më të lirë”, ka thënë Arben Agolli, duke shtuar se njëherë e përgjithmonë do të përfundojnë shantazhet në komunën e Dibrës.
Ja dhe postimi i plotë i Agollit:
“Të nderuar bashkëqytetarë,
A e dini sa e ulët është të bësh politikë me zotin ?
A e dini sa e turpshme është të bësh politikë duke përçarë qytetarët e tu?
A e dini se sa e pavlerë është te kërkosh shpetimin te shpifjet, kërcënimet dhe pazaret.
“Mos e votoni Arben Agollin se na qenka Islamofob”.
Arben Agolli nuk mund të jetë kurrë islamofob, sepse rrjedh nga familja e Haxhi Vehbi Agollit ( Haxhi Vehbi Dibrës ), për të cilin oponenti im ju ka folur shumë dhe me të drejtë sepse ai ishte kryetar i parë i parlamentit të Shqiperisë dhe kryetar i parë i komunitetit Mysliman të Shqipërise si dhe djali i Ahmet Agollit Myftiut të Dibrës së Madhe !
“Mos i jepni vot sherliut se nuk i do katundaret”.
Arben Agolli jam betuar para profesionit tim te shenjte të mjekut që njerzit të mos i dalloj as nga gjuha, as nga feja dhe as nga ngjyra e aqë më pak në sherli dhe katundar. Për mua njerëzit ndahen në të mirë dhe shpifës, kriminel e sharlatanë. E ketë e kam dëshmuar gjatë punës time 30 vjecare.
Shpifni, kërcënoni, bleni sepse kjo është e vetmja punë që dini të bëni, por vullnetin e popullit nuk mund ta ndryshoni. Do t’ju kthehet bumerang e gjitha” përfundon Agolli në statusin e tij në Facebook./ DibraIme