A po bojkotohet “Tv Shenja” në Dibër?

dibraime2 December 24, 2015 0
A po bojkotohet “Tv Shenja” në Dibër?

Muaj më parë filloi me transmetim edhe një televizion tjetër kombëtar në Maqedoni “Televizioni Shenja”, që transmeton programe në gjuhën shqipe.

Edhe pse “Tv Shenja” ka filluar transmetim gati në të gjitha qytetet e Maqedonisë duke u inkuadruar në të gjithë IPTV dhe rrjetet kabllore nëpër qytetet tjera, në rrjetin më të madh dhe të vetëm kabllor në Dibër “Tv Shenja” nuk është inkuadruar në listën e programeve.

Për këtë situatë kanë reaguar edhe qytetarë Dibranë nëpër rrjetet sociale, ku pyesin se cila është arsyeja e vërtetë: se pse emisionet e “Shenja Tv” nuk emitohen në Dibër, për shkak të përmbajtjes së programacionit apo nuk ka interesim prej abonuesve?

Të njëjtën pyetje ngre edhe Portali DibraIme.com, se pse po bojkotohet një televizion me programacion shqip, kur në atë rrjet kabllor ka edhe shumë programe të tjera që transmetojnë programacion në gjuhë të ndryshme?/DibraIme.com

Posto një koment »